Legalizohet eutanazia në Slloveni, miratohet ligjin pasi qytetarët votuan ”pro”

19 Korrik 2025 | 18:44

Sllovenia  legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro.

Parlamenti slloven  miratoi ligjin me 50 vota pro, 34 kundër dhe tre abstenime.

Sipas ligjit të ri, ata që vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme, që janë të shëndoshë mendërisht dhe gjendja shëndetësore e të cilëve është e tillë që nuk mund ta durojnë më dhimbjen, kanë të drejtë t’i japin fund jetës së tyre.

Ata që vuajnë nga sëmundje mendore përjashtohen. Ligji mund të zbatohet edhe në rastet kur trajtimet nuk ofrojnë ndonjë lehtësim ose përmirësim të arsyeshëm të gjendjes së pacientit.

Të gjitha opsionet e tjera të trajtimit duhet të jenë shteruar .

Eutanazia , pra vdekja e shkaktuar nga një mjek ose infermier me kërkesë të pacientit, mbetet e ndaluar. Theresa Novak, një anëtare e parlamentit nga Partia Liberale në pushtet, tha, megjithatë, se “do të ishte imorale që mjekësia t’i privojë njerëzit nga e drejta për të vdekur nëse dëshirojnë dhe mjekësia nuk mund t’i ndihmojë ata”.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike (SDS) e ish-kryeministrit Janez Jansa denoncoi një ligj që “hap derën për një kulturë vdekjeje, humbjen e dinjitetit njerëzor dhe zhvlerësimin e vlerës së jetës, veçanërisht të më të prekshmëve”.

Në një referendum të mbajtur vitin e kaluar, 55% e votuesve mbështetën të drejtën për vetëvrasje të asistuar.

Zvicra dhe Austria gjithashtu miratojnë vetëvrasjen e asistuar, ndërsa eutanazia është e ligjshme në Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Presidenti amerikan, Donald Trump, paralajmëroi se çdo dëm i shkaktuar ndaj anijeve ose anijeve të mallrave, në mes të tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, do...
09:03 | 24/07/2026

Sulmet amerikane vrasin 4 persona në Iran, ndërsa sirenat bien në Jordani dhe Kuvajt

Sulmet amerikane në zonat pranë qytetit jugperëndimor iranian të Ahvazit vranë katër persona dhe plagosën pesë të tjerë, ndërsa sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan...
08:33 | 24/07/2026

Momente paniku në SHBA, hidroavioni shpërthen në flakë pas uljes emergjente në det. Shpëtojnë të 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion i Kenmore Air që transportonte 11 persona bëri një ulje emergjente pranë ishullit Sushia, Uashington, dhe më pas shpërtheu në flakë, tha të...
08:25 | 24/07/2026