Lejoi merimangën helmuese ta pickonte, fansi 8 vjeç i Spider-Man: Doja superfuqi…

4 Gusht 2023 | 13:21

Një adhurues i vogël i Spider -Man gjeti një merimangë të zezë shumë helmuese dhe e la atë të pickonte dorën e tij me shpresën se kështu do të shndërrohej në superheroin e tij të preferuar.

Djali tetë vjeçar thuhet se ka gjetur insektin e rrezikshëm, i cili ka helm rreth 15 herë më të fortë se një gjarpër me zile, nën një gur teksa luante pranë një lumi.

Sipas autoriteteve lokale shëndetësore, fëmija pa emër e vendosi vejushën e zezë në anën e pasme të dorës dhe e provokoi atë derisa e kafshoi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vichuloma të Bolivisë në fund të korrikut.

Ernesto Vásquez, kreu i Programit të Sëmundjeve Zoonotike për Shërbimin Shëndetësor të Departamentit të Oruro, tha: “Fëmija, pa llogaritur rreziqet, e mori atë dhe, sipas tij, e vuri në anën e pasme të dorës ku ajo e pickoi”.

Pasi djali lejoi merimangën helmuese t’i kafshonte dorën, e vendosi në një kavanoz dhe shkoi në shtëpi. Pak kohë më vonë, djaloshi filloi të vuante nga dhimbje trupi dhe kontraktura të rënda muskulore, por megjithatë refuzoi t’u tregonte prindërve të tij për incidentin me vejushën e zezë.

Mirëpo, ndërsa gjendja e tij u përkeqësua, nëna e tij këmbënguli që ai t’i tregonte se çfarë kishte ndodhur dhe më pas ai rrëfeu.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt ku mjekët administruan një serum antidot që stabilizoi shpejt gjendjen e djalit. Departamenti i shëndetësisë tha: “Serumi është një antidot specifik kundër helmit, i cili neutralizon toksicitetin e helmit në trupin e personit, kështu që nuk ka asnjë efekt anësor”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026

Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit herët të mërkurën pretendoi se kishte sulmuar instalimet e komandës dhe kontrollit, logjistikës, naftës dhe pajisjeve ushtarake të Flotës...
07:27 | 15/07/2026

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026