Lejuan gra pa shami në garë, Irani arreston organizatorët e maratonës

7 Dhjetor 2025 | 17:33

Autoritetet gjyqësore iraniane kanë arrestuar dy organizatore të një maratone të mbajtur në një ishull pranë bregdetit jugor të vendit, pasi lejuan garueset që të merrnin pjesë në garë pa shami koke.

Dy nga organizatorët kryesorë të tubimit u arrestuan me urdhër arresti. Njëri është zyrtar në Zonën e Lirë të Kishit, ndërsa tjetri punon për kompaninë private që organizoi garën. Prokurori theksoi se pavarësisht paralajmërimeve të mëparshme për nevojën për t’u pajtuar me ligjet dhe rregulloret, eventi i shkeli ato.

Arrestimet vijnë në një kohë kur autoritetet po përballen me kritika në rritje nga ekstremistët , të cilët i akuzojnë ata për përpjekje të pamjaftueshme për të zbatuar ligjin e detyrueshëm të shamisë për gratë, mes frikës për rritjen e ndikimit perëndimor në Republikën Islamike.

Edhe pse gratë në Iran janë të detyruara të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba modeste e të gjera në publik, zbatimi i rregullave të hixhabit është zbutur që nga protestat e vitit 2022 pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një gruaje të re kurde e cila u arrestua për shkelje të dyshuar të kodit të veshjes.

Shumica e parlamentarëve në fillim të këtij muaji fajësuan gjyqësorin për dështimin në zbatimin e ligjit për hixhabin. Kreu i Gjykatës Supreme më vonë bëri thirrje për zbatim më të rreptë të ligjit.

Ndërkohë, qeveria e Presidentit Pejeskian ka refuzuar të ratifikojë një projektligj të miratuar nga Parlamenti që do të vendoste sanksione të ashpra për gratë që nuk i përmbahen kodit të veshjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, shprehu solidaritet për popullin venezuelian të enjten pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën vendin gjatë natës. “Shprehim solidaritetin...
10:17 | 25/06/2026

Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës

Zëvendëskryetari i partisë Yabloko të Rusisë, Maxim Kruglov u dënua me 7 vite burg të mërkurën për përhapjen të gënjeshtrave rreth ushtrisë ruse. Kruglov u arrestua në...
10:17 | 25/06/2026

Grupi E5 mblidhet në Berlin, udhëheqësit evropianë premtojnë një rol më të fortë në NATO para takimit me Trump

Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Polonisë u zotuan të forcojnë shtyllën evropiane të NATO-s përpara një takimi të mërkurën midis shefit...
10:09 | 25/06/2026