Zgjedhjet në Kosovë, KQZ përcakton numrat e partive në fletëvotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar këtë të diele procesin e hedhjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Numrat e renditjes për këtë proces variojnë nga 111 deri në 134.
Gjatë dy javëve të fundit, KQZ ka zhvilluar përgatitjet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor ku përfunduar përcaktimin e renditjes së partive në fletëvotim. Në vijim të këtij procesi, KQZ do të kalojë në fazat tjera përfshirë miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes së fletëvotimeve, si dhe përgatitjet për votimin me postë për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniç, u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike që të tregojnë përgjegjësi dhe etikë gjatë procesit zgjedhor.
Renditja e subjekteve tjera politike:
111 – Nova Demokratska Stranka (NDS)
112 – Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP)
113 – Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar
114 – Fjala
115 – Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
116 – Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
117 – Nisma Qytetare për Kosovë
118 – JGP Paria Unike Gorane
119 – Kandidati i pavarur Nexhmedin Sedillar
120 – Partia Liberale Egjiptiane
121 – Kosovski Savez
122 – NISMA Socialdemokrate
124 – Kosovaki Nevi Romani Partia
125 – Koalicioni PAI-PDAK-LPB
126 – Unioni Socialdemokrat (SDU)
127 – Lista Serbe
128 – Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
129 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
130- Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
131 – PSA
132 – Koalicioni Vakat
133 – Partia Rome e Bashkuar e Kosovës
134 – Za Slobodu Pravdu i Opstanak
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës
- 17:33 Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë