Lëndët shpërthyese në Serbi, Prokuroria: Hetimet po vijojnë, nuk kemi ende informacion të autorëve

9 Prill 2026 | 19:52

Zyra e Prokurorit të Lartë në Suboticë ka thënë se nuk ka informacione se kush i ka blerë pajisjet për t’i krijuar lëndët shpërthyese, që janë gjetur në veri të Serbisë më 5 prill.

Dyshohet se ushtria ka gjetur substanca të dyshimta në dy çanta në zonën mes fshatrave Treshnjevac dhe Vojvoda Zimonjiq.

“Përmbajtja e tyre do të jetë subjekt i ekzaminimeve të ekspertëve, të cilët do ta drejtojnë rrugën e hetimit”, ka thënë kjo Zyrë, me urdhër të së cilës janë kryer hetime të dielën.

Sipas saj, nga hetimet që i ka kryer prokurori në vendin ku janë gjetur çantat, është ardhur në përfundim se ka dyshime të bazuara se ka pasur pajisje që do të mund t’i përdorte ndonjë ekspert për të krijuar pajisje shpërthyese.

Ky rast po hetohet si prodhim, posedim dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe eksplozivëve në lidhje me veprën penale të sabotimit.

“Zyra e Prokurorit në Suboticë është duke marrë masa për të siguruar të dhëna për ndjekje penale të autorit të krimit, nëse ai zbulohet”, ka thënë Zyra e Prokurorit për Radion Evropa e Lirë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë të ditur më 5 prill se autoritetet kanë gjetur “lëndë me fuqi shkatërruese” pranë fshatit Velebit të Vojvodinës, rreth 20 kilometra larg kufirit verior, përkatësisht afër gazsjellësit Rrjedha Ballkanike që transporton gaz natyror nga Rusia.

Ai ka thënë se menjëherë e ka informuar kryeministrin hungarez, Viktor Orban për këtë rast.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U lanë të flinin në makinë në kulmin e të nxehtit, humbin jetën dy të mitur në Qipro! Arrestohen babai dhe njerka

Dy djem të mitur, të moshës 8 dhe 10 vjeç, janë gjetur të vdekur brenda një makine të mbyllur në Qipro, pasi dyshohet se ishin...
11:51 | 29/06/2026

Shoferi shqiptar përplas për vdekje efektivin e policisë në Kosovë

Mëngjesin e sotëm, ka ndërruar jetë një efektiv policie, Rexhep Gashi, i cili u godit në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë. Policia e Kosovës...
10:35 | 29/06/2026

Serbia paralajmëron rritjen e arsenalit me raketa kineze

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, paralajmëroi se vendi i tij “do ta rrisë numrin” e raketave kineze CM-400, si dhe do të blejë avionë të...
10:12 | 29/06/2026