Lëndohet brenda galerisë minatori në Bulqizë, procedohet penalisht brigradieri

9 Janar 2024 | 12:29

Një 50-vjeçar me profesion vagonist në minierë ka betur i lënduar pas shëmbjes së disa gurëve në galeri. L.D., është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjajre ka nisur procedimi penal, për 42-vjeçarin G.F., brigadier në minierë, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Njoftimi i policisë:

Në orët e pasdites së datës 08.01.2024, gjatë punës në një subjekt minerar, si pasojë e shembjes së disa gurëve brenda në galeri, ka mbetur i lënduar jashtë rrezikut për jetën, shtetasi L.D., 50 vjeç, (me profesion vagonist në minierë),  specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”,  për një shtetas.  Konkretisht nisi procedimi penal për shtetasin G.F., 42 vjeç, banues në Bulqizë,  me detyrë brigadier në një subjekt minerar, në Bulqizë.

Ky shtetas dyshohet se nuk ka respektuar rregullat dhe nuk ka marrë masa për kontrollin e gjendjes teknike të galerisë, me qëllim sigurimin e jetës së  punëtorëve që punonin në atë galeri.

-Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G.E., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përpalsur me murin e një ndërtese duke shkaktuar dëme materiale.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet  në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit S.T.,  25 vjeç; dhe V.U.,  44 vjeç, banues në Mat, pasi në njësinë administrative Komsi, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke transportuar me  automjet, një sasi lënde drusore të prera në mënyrë të paligjshme

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026