Leonardo DiCaprio pjesë e serialit ‘Squid Game’?
Regjisori i “Squid Game” Huang Dong-Hyuk zbuloi se Leonardo DiCaprio mund të shfaqet në sezonin e tretë të dramës.
Këtë mundësi ai e bëri të ditur teksa foli për rritjen e buxhetit për sezonin e dytë dhe të tretë të serialit, suksesi i të cilit ende nuk është tejkaluar nga asnjë serial tjetër në Netflix, raporton Collider.
Edhe pse aktorët e Hollivudit nuk janë pjesë e planit të Huang për pjesën e dytë, ai zbuloi se kjo mund të ndodhë në të tretën.
“Nëse koha e lejon dhe nëse e lejon mundësia, unë do t’i kërkoj atij të bashkohet me lojën”, tha Huang së fundmi, duke zbuluar se DiCaprio “i ka thënë disa herë se është një fans i madh i serialit”.
Ai po ashtu tha se ende nuk ka vendosur se çfarë do të përfshihet në “Squid Game” të radhës.
Kujtojmë se bëhet fjalë për serialin i cili regjistroi 1.54 miliardë orë shikime në 28 ditët e para të transmetimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump