Leposaviçi dhe Zubin Potoku anëtarësohen në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Leposaviçi dhe Zubin Potoku janë anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës më 14 shtator, njoftoi partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Vetëvendosje tha në rrjetin social Facebook se “kuvendet komunale të Leposaviçit dhe Zubin Potokut votuan pro bashkimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Lista Serbe e kundërshtoi këtë vendim, duke thënë se “ai nuk është në përputhje me kërkesat e serbëve lokalë”, dhe se si i tillë “do të vazhdojë ta përshkallëzojë situatën në veri të Kosovës”.
Në fund të muajit të kaluar, Asociacionit iu bashkua edhe Komuna e Mitrovicës së Veriut.
Pas zgjedhjes së kryetarëve të rinj shqiptarë në komunat në veri të Kosovës në prill – Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan – në zgjedhjet e bojkotuara nga qytetarët serbë, Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi kishin kërkuar gjithashtu nga institucionet kosovare që ndërtesat publike të këtyre komunave të kyçen në sistemin energjetik të Kosovës dhe të paguajnë për energjinë elektrike të komunave që udhëheqin.
Mitrovica e Veriut, së bashku me tri komunat e tjera në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që nga përfundimi i luftës më 1999, nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta