Leximi është në ‘krizë’ në të gjithë botën, thotë shkrimtari Sherifi

6 Nëntor 2022 | 16:29

Shkrimtari dhe poeti, Skënder Sherifi thotë se në të gjithë botën po lexohen më pak libra.

Në një intervistë për Euronews Albania, Sherifi u shpreh se kjo ndodh për shkak se tanimë njerëzit po jetojnë në kohën e rrjeteve sociale.

Sipas tij, shqiptarët e kanë traditën letrare, por forma e saj është ndërruar.

“Gjithkund sot në botë, leximi është pak në ‘krizë’. Je në kohën e rrjeteve sociale, internetit, lajmeve të shpejta. Ajo kulturë normalisht transmetohet, por e ndërron formën, pasi jemi në shekullin e 21. Në Francë lexohet më shumë, është popull letrar. E them edhe për politikanët francezë. E kanë si traditë shekullore, është tipike e Francës’, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026