Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama për Dritan Goxhajn: Manipulator gjysmë taleban e gjysmë mitoman

23 Qershor 2026 | 11:15

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka dalë me një reagim tjetër në rrjetet sociale. Reagimi i tij ka ardhur lidhur me ish-luftëtarin e UÇK-së dhe përfaqësuesin e grupit koordinues të protestës, Dritan Goxhaj, i cili lexoi 5 kërkesat kryesore të qytetarëve që vijojnë marshimin e tyre prej 22 ditësh.

Rama në postimin e tij e ka cilësuar Goxhajn një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman teksa shtoi se ai nuk e hedh një pikë balte mbi flamurin e UÇK-së. Ai gjithashtu ka publikuar një dokument të vitit 1999, ku sipas saj Goxhaj kishte deklaruar:  S’më ka marrë koka erë si im atë që të luftoj në Kosovë.

“Po mos bre mos ja kajni nanën krejt, çfarë komandant i leshit more”… Këto ishin fjalët e një burri me disa të vrarë në familje, që më çoi dokumentin bashkëngjitur sot në sabah!

Ndërsa këto janë fjalët e mia:

Ej, trima, jo për një manipulator gjysëm taleban e gjysëm mitoman, po për krejt botën sikur të ma falin, nuk e hedh një pikë balte unë mbi flamurin e UÇK-së”, shkruan Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026