Libani përzgjedh kandidatin për kryeministër, Hezbollahu shpreh pakënaqësinë
Presidenti libanez Joseph Aoun thirri Kryetarin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, Nawaf Salam për ta emëruar për postin e kryeministrit pasi shumica e ligjvënësve të hënën votuan për të, një goditje e fuqishme kundër Hezbollahut, i cili akuzoi rivalët e tij se donin ta mënjanonin grupin militant.
Përzgjedhja e zotit Salam ishte shenjë e ndryshimit të dukshëm në ekuilibrin e pushtetit të fraksioneve të ndryshme sektare të Libanit, që kur Hezbollahu pësoi goditje të rëndë gjatë luftës me Izraelin vitin e kaluar dhe me rrëzimin e aleatit të tij në Siri, Bashar al-Assad.
Presidenca tha se zoti Salam, i cili për momentin gjendet jashtë vendit dhe pritet të kthehet të martën, siguroi përkrahjen e 84 prej 128 ligjvënësve në parlament dhe se Presidenti Aoun ftoi atë të formojë qeverinë.
Zoti Salam mori përkrahjen e fraksioneve të krishtera dhe nga ligjvënës të rëndësishëm duke përfshirë disa aleatë të Hezbollahut.
Por ligjvënësit e Hezbollahut dhe aleatit të tij shiit nga Lëvizja Amal, nuk emëruan askënd për këtë pozitë, duke sinjalizuar se ata aktualisht nuk synojnë të përfshihen në qeverinë e zotit Salam.
Ligjvënësi i Hezbollahut, Mohammed Raad, grupi i të cilit, që mbështetet nga Irani, dëshironte që kryeministri i tanishëm Najib Mikati të qëndronte në këtë pozitë, tha se kundërshtarët e Hezbollahut po punojnë në favor të ndarjes dhe përjashtimit. Ai tha se grupi e “kishte zgjatur dorën” e bashkëpunimit përmes zgjedhjes së zotit Joseph Aoun për president javën e kaluar, por se këtë javë kjo “dorë u kthye mbrapsht”.
Sipas sistemit libanez të ndarjes së pushtetit në bazë të vijave fetare, kryeministri duhet të jetë nga radhët e myslimanëve suni. Presidenca i takon një të krishteri nga sekti maronit, ndërsa kryetari i parlamentit duhet të jetë mysliman shiit.
LEXONI GJITHASHTU:
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara