Librazhd: Kontrolle për parandalimin e gjuetisë, kapen tre persona me armë gjahu

31 Tetor 2025 | 13:07

Policia e Librazhdit ka kryer disa kontrolle intensive me qëllim parandalimin e veprimtarisë të paligjshme të gjuetisë në zonat e mbrojtura.

Në fshatin Stërblevë, në rrugën që të çon në Parkun Kombëtar të Shebenikut, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 persona duke udhëtuar me një automjet tip “Suzuki”, në të cilin, gjatë kontrollit, gjetën 3 armë gjahu me leje dhe 2 gjerdanë me 30 fishekë për armë gjahu, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Si rezultat, janë proceduar penalisht: O. D., 44 vjeç, L. D., 21 vjeç, dhe R. Sh., 21 vjeç, të tre banues në Elbasan, për veprën penale “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026