Libri i ri nga Mustafa Nano, frymëzohet nga Manastiri i viteve ‘20

17 Tetor 2020 | 06:52

Piktori anglez Robert Bolton, i cili vjen në Shqipëri pas problemeve shëndetësore dhe familjare është personazhi kryesor i librit më të ri nga gazetari dhe publicisti Mustafa Nano, me titullin “Një javë në Manastir”.

Shqipëria dhe sidomos Manastiri i viteve ’20, përshkruar në këtë roman, është sipas autorit, një përfaqësues i përkryer i Ballkanit të asaj kohe, që mahnit heroin e këtij romani.

“Ajo që e bënte të veçantë Manastirin, sepse sot për fat të keq nuk e bën më, ka qenë natyra multi etnike dhe për këtë arsye them që Manastiri i vitit 1908 ka qenë një copëz fantastike që përfaqësonte Ballkanin e atij momenti të asaj kohe”, shprehet Nano.

Personazhi kryesor frymëzohet nga udhëtarët e shumtë që kanë vizituar Shqipërinë e 100 apo 150 viteve më parë, një temë e dashur për autorin.

Drejtori i Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, e cilësoi librin interesant pasi e sjell autorin në dy aspekte. 

“Kemi Mustafa Nanos eseist, por që i krijon disa limite dhe në këtë libër Mustafai është edhe kremtues”, tha ai.

Nano fton të gjithë lexuesit të mos e humbasin këtë libër dhe të thellohen sidomos në Kongresin e Manastirit, që sipas tij është një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, që nxjerr në pah më të mirën e vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026