Liderët e Kosovës urojnë besimtarët për Krishtlindjet ortodokse

7 Janar 2026 | 15:19

Udhëheqësit e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti, kanë uruar besimtarët ortodoksë për Krishtlindjen ortodokse të mërkurën.

Ata u uruan atyre dhe familjeve të tyre mbarësi dhe harmoni.

Krishtlindja ortodokse në Kosovë është festë shtetërore dhe festohet çdo vit nga besimtarët ortodoksë në vend.

“Për të gjithë qytetarët e besimit ortodoks qoftë kjo festë një burim paqeje, harmonie dhe dashurie në çdo familje, duke afruar zemrat, forcuar mirëkuptimin dhe sjellë shpresë për ditë më të mira”, shkroi Osmani në Facebook.

“Uroj shëndet dhe begati për secilën shtëpi! Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse”, shkroi ajo.

Rreth 2.3 për qind e qytetarëve në Kosovë i përkasin besimit ortodoks, sipas të dhënave nga censusi i vitit 2024.

“Qytetarëve tanë nga komuniteti serb, të besimit ortodoks, që sot kremtojnë Krishtlindjen sipas kalendarit Julian, u uroj festë të gëzuar”, shkroi Kurti në Facebook.

Ai u bëri thirrje atyre të festojnë “në harmoni, mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin”.

“Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheqë vullneti për solidaritet dhe punë për më shumë mirëqenie. Uroj që Krishtlindja t’ju gjejë pranë familjes, në shëndet dhe gëzim”, shkroi Kurti.

Krishtlindja ortodokse festohet më 7 janar, pothuajse dy javë pas datës 25 dhjetor që festohet nga katolikët dhe protestantët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026