Lideri i majtë akuzon Macronin: Refuzon të njohë rezultatin e zgjedhjeve

23 Korrik 2024 | 22:54

Presidenti i Francës, Emanuel Macron deklaroi këtë të martë se do të emërojë një kryeministër të ri francez, pas përfundimit të Lojërave Olimpike në Paris.

Jean-Luc Melenchon, lider i një partie të majtë franceze, e ka akuzuar Macronin për refuzimin e njohjes të rezultateve të zgjedhjeve franceze.

“Presidenti refuzon që të njohë rezultatet e zgjedhjeve. Ai dëshiron që ne të pranojmë Frontin e tij të ri Republikan dhe ta braktisim programin tonë, me qëllim që të krijojmë një aleancë me të. Por, ky nuk është një opsion. Vota e francezëve duhet të respektohet. Macron duhet të dorëzohet ose të japë dorëheqjen”, ka shkruar Melenchon në X.

Macron nga ana e tjetër ka pranuar se partia që drejton ka pësuar një humbje në zgjedhjet, të cilat janë zhvilluar në fillim të muajit dhe ka refuzuar të thotë nëse kryeministri i ri do të jetë një person nga ana e koalicionit fitues në zgjedhje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026