Lideri suprem i Iranit paralajmëron ‘shtypje të protestave’

4 Tetor 2022 | 07:10

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka fajësuar ndikimet e huaja për trazirat që janë përhapur në Iran pas vdekjes së një gruaje të re, në kohën kur ishte në paraburgim për shkak të shkeljes së rregullave të hixhabit.

Ai paralajmëroi se forcat e sigurisë kanë mbështetjen e tij të plotë për të shtypur këto protesta.

Në reagimin e parë publik pas përhapjes së protestave brenda Iranit, Khamenei ua atribuoi protestat Amerikës, Izraelit dhe iranianëve që gjenden jashtë vendit, të cilët i quajti “tradhtarë”.

Vdekja e Mahsa Amini, 22 vjeçe, “më theu zemrën”, tha ai, duke e cilësuar vdekjen e saj si “incident të hidhur”, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Autoritetet kanë thënë se Amini ka vdekur pas një sulmi në zemër, teksa gjendej në burg për shkelje të rregullave të hixhabit. Por, familjarët dhe iranianët e tjerë kanë hedhur poshtë këto pretendime. Ata thonë se Amini vdiq pasi u rrah nga forcat e sigurisë.

Vdekja e Aminit, më 16 shtator, ka nxitur një valë protestash kundër rregullave për veshjen e hixhabit nga gratë në publik, që thonë se vë në pah mungesën e të drejtave të grave në Iran.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026