Lidhjet Shqipëri-EBA, presidenti Mohammed Bin Zayed Al Nahyan viziton Tiranën
Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed Bin Zayed Al Nahyan, mbërrin këtë të dielë në Tiranë në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë vizitë si një moment të rëndësishëm në forcimin e partneritetit mes dy vendeve.
“Vizita e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënon një moment kyç në forcimin e partneritetit mes dy vendeve. Ai vjen për të vendosur piketa të reja, të bazuara në interesa të përbashkëta,” tha Rama.
Gjatë vizitës, pritet të diskutohen projekte strategjike, përfshirë monitorimin e infrastrukturës me teknologji të avancuar dhe krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët të letrave me vlerë.
Sheiku Bin Zayed ka luajtur një rol kyç në investime të mëdha në Shqipëri, si ndërtimi i Portit të Durrësit, një projekt që synon ta shndërrojë atë në një nga portet më të mëdha turistike dhe tregtare të rajonit, duke tërhequr investime dhe rritur ekonominë vendase.
Ai ishte gjithashtu donatori kryesor për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019, duke financuar ndërtimin e lagjes së re në Spitallë.
Me mbështetjen e tij, KESH dhe kompania “Masdar Group” po bashkëpunojnë në zhvillimin e energjisë së gjelbër, duke rritur kapacitetet prodhuese të Shqipërisë.
Vizita e presidentit të Emirateve Arabë konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve ekonomike dhe strategjike mes dy vendeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta