Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë çdo përpjekje për zhvendosjen e palestinezëve

19 Shkurt 2025 | 22:08

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan i tha Sekretarit amerikan të Shtetit Marco Rubio se Emiratet e Bashkuara Arabe refuzojnë “çdo përpjekje për të zhvendosur popullin palestinez nga toka e tyre”, ndërsa zoti Rubio zhvilloi të mërkurën një vizitë në Abu Dhabi.

Deklaratat u raportuan nga media shtetërore e Emirateve të Bashkuara Arabe, që po ashtu njoftoi se presidenti nënvizoi nevojën për të parandaluar zgjerimin e konfliktit në Gazë.

Sipas së njëjtës media, Presidenti nënvizoi rëndësinë e rindërtimit të Gazës dhe ndjekjen e një udhe që çon në një paqe gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, të bazuar në zgjidhjen me dy shtete, si mënyra e vetme për të garantuar qëndrueshmërinë rajonale.

Udhëheqësit arabë kanë refuzuar planet e sugjeruara nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, që palestinezët të largohen nga Gaza drejt vendeve të tjera të rajonit dhe që SHBA-të të marrin kontrollin e rajonin palestinez dhe ta rindërtojnë atë.

Vizita e Sekretarit të Shtetit Rubio ishte pjesë e një turneu në disa shtete, që përfshiu gjithashtu bisedime me udhëheqës në Izrael dhe në Arabinë Saudite. Vizita u zhvillua ndërsa po afrohen javët e fundit, të fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektuan punimet në Bypass-in e Tiranës, ku deri...
13:26 | 28/07/2026

Protestuesit hedhin vezë në drejtim të makinës së Ballës, largohen me shpejtësi drejt ambienteve të xhamisë së Namasgjasë (VIDEO)

Një numër i vogël protestuesish ende po qëndrojnë pranë ambientëve të Kuvendit i cili ka mbyllur seancën e fundit plenare për sesionin parlamentar. Ata kanë...
16:46 | 27/07/2026

U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë

Policia e Shtetit ka liruar pas rreth dy orësh shoqërimi aktivistin e protestave, Arben Kola, i cili u shoqërua mëngjesin e kësaj të hëne gjatë...
13:03 | 27/07/2026