Liga e Kampionëve rikthehet me dy finale të parakohshme
Këtë të martë rikthehet Liga e Kampionëve me 9 duele, ku dy nga më të ndjekurat janë Liverpool-Real Madrid dhe PSG-Bayern, cilësuar si “finale të parakohshme”.
Dy përballjet premtojnë spektakël dhe emocione të mëdha për tifozët e futbollit.
Në Anfield, Liverpool pret Realin e Madridit, 15 herë fitues të Champions League. Galaktikët vijnë me disa mungesa, duke përfshirë Alaba, Carvajal, Mastantuono dhe Rudiger, ndërsa te Liverpool nuk do të jenë Allison, Isak dhe Frimpong. Në pesë takimet e fundit mes këtyre ekipeve, Real Madrid ka 3 fitore, Liverpool 1 dhe një barazim.
Paralelisht, PSG do të përballet me Bayern në Parc de Princes. Kampionët në fuqi të Champions dhe rekordmenët me 15 fitore radhazi në të gjitha kompeticionet vijnë për të ruajtur dominimin, por me mungesa si Doue dhe Zabarnyi, ndërsa te PSG Davies dhe Musiala ende nuk janë rikuperuar.
Përveç këtyre dueleve kryesore, zhvillohen edhe 7 ndeshje të tjera interesante, ku do të luajnë skuadra si Juventus, Atletico Madrid, Arsenal, Napoli dhe Monaco.
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve