English

Liga e Kombeve| Gjermania likujdon Bosnje Hercegovinën, frenohet Gjeorgjia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Gjeorgjia është mposhtur në ndeshjen e 3-të në grup në Nations League, duke dështuar kështu të marrë 9 pikë, pasi u mposht nga Ukraina në transfertë. Një duel që prodhoi vetëm 1 gol, por vështirëson disi llogaritë në grupin 1 të Ligës B, ku pjesë e tij është edhe Shqipëria. Mjaftoi goli i Mudryk që ukrainasit të mposhtnin kryesuesit e Gjeorgjisë, që sfidën e radhës e kanë të hënën ndaj Shqipërisë.

- Advertisement -

Në përballjet e tjera të zhvilluara, fitore regjistruan Gjermania dhe Turqia, ndërsa Holanda barazoi me Hungarinë. Panzerat e nisën mirë takimin duke shënuar 2 gola të shpejtë me Deniz Undav në harkun kohor të 6 minutave, për ta mbyllur fraksionin e parë në avantazh të dyfishtë. Boshnjakët reaguan me Dzeko në minutën e 70’, me rezultatin final 1-2. Paralelisht luhej Hungari-Holanda, e mbyllur në barazpeshë, pas golave të Sallait dhe Dumfries, me tulipanët që u ndëshkuan me karton të kuq 11 minuta para fundit.

Turqia e Montellës është perfekte, duke konfirmuar formën pozitive edhe në Ligën e Kombeve, teksa të premten morën fitore minimale ndaj Malit të Zi. Goli i Kahveci pati vlerën e 3 pikëve, me skuadrën që qëndron në krye të grupit 4.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?