Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll, triumfojnë vajzat korçare

4 Mars 2024 | 17:51

Qyteti i Korçës ka qenë kryeqendra e sportit në fundjavë, ku u zhvillua liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll.

8 ekipe pjesëmarrëse në garën e meshkujve dhe femrave morën pjesë, ku u shpallën dhe dy kampionë, Skënderbeu dhe Partizani.

Vajzat korçare të udhëhequra nga Orlando Koja nuk kanë rivalë në kampionatin shqiptar, por e njëjta ecuri u konfirmua dhe në ligën “Gjergj Kastrioti”. Pasi mposhtën Partizanin në gjysmëfinale, vajzat korçare ia dolën dhe ndaj Dritës, ekip të cilën e mposhtën në shifrat 3-0.

 “Treguam se skuadra ka përmirësime dhe përmirësohemi më tej, si dhe jemi optimist për të ardhmen”-tha Orlando Koja, trajner i Skënderbeut.

Edhe pse humbi në finale, trajneri Lorik Iljazi vlerësoi atmosferën dhe kompeticionin.

“Mblidhen ekipet më të mira dhe formojnë ligën e përbashkët që është më e fortë se të dy, ne e shijojmë shumë, u kënaqëm edhe pas humbjes”-tha Lorik Iljazi, trajner i Dritës.

Në garën për meshkuj, ishte Partizani ai i cili ngriti lart trofeun, pas një performance të jashtëzakonshme në finale. Të besuarit e Ylli Tomorrit fituan të dyja sfidat me rezultat 3-0, ajo finale ndaj ekipit bardh e blu.

 “Ne kemi një lojë shumë më luajale e të lëvizshme, me dy qendra që si ka askush. Ato bëjnë atë që kundërshtari të ngelet në Hamulli. Tirana nuk e ka këtë luks”- u shpreh  Ylli Tomorri-Trajner i Partizanit

Qytetarët korçarë konfirmuan dhe një herë tjetër dashurinë dhe përkushtimin për sportin, duke mos e lejuar të jetë asnjëherë i vetëm ky i fundit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026