Ligji i ri për OJF-të miratohet nen për nen, reflektohen propozimet e organizatave

15 Qershor 2021 | 14:35

Ligji i ri për funksionimin e organizatave jo fitimprurëse është miratuar nen për nen në komisionin e ligjeve. Pas konsultimeve disa mujore mes kuvendit dhe OJF-ve, komisioni ka reflektuar në ligjin e ri edhe një pjesë të adresimeve të vete organizatave, të cilat fillimisht e kundërshtuan mënyrën se si është hartuar ligji dhe përmbajtja e tij, duke konsideruar si cenues të lirisë së organizatave të shoqërisë civile.

“Në thelb ky është një ligj procedural, ka rregullime të çështjeve të regjistrimit të OFJ-ve si persona juridikë, ndryshimet përkatëse, si dhe çdo gjë tjetër që lidhet me çregjistrimin ose transformimin nëpërmjet bashkimit dhe ndarjes. Janë marrë në konsideratë 77 sugjerime, nga të cilat 36 janë pranuar plotësisht, për të tjerat është dhënë përgjigje sepse shumica gjenin adresim në ligj ose disa binin ndesh me koncepte të ndryshme në kuadër të harmonizimit të legjislacionit në Shqipëri”, thotë Klotilda Bushka, deputete e PS.

Ky ligj i ri për organizimin dhe funksionim e organizatave jofitimprurëse në Shqipëri vjen si pjesë e paketës me ndryshimet ligjore që qeverisë shqiptare i është kërkuar nga Moneyval, në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe korrupsionit. Fillimisht, OJF-të kundërshtuan mënyrën sesi do të funksionojë sistemi i regjistrimit, por edhe çështje të tjera që lidhen me financimin e këtij regjistri dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026