Lindja e Mesme në flakë, sulmet izraelite lënë pas dhjetëra të vrarë në Gaza e Liban
Të paktën 29 persona janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në qendër dhe në jug të Rripit të Gazës natën e së shtunës.
Lajmin e bën të ditur agjencia “Reuters”, që citon burime mjekësore nga enklava palestineze.
Një javë më parë, Forcat Mbrojtëse Izraelite nisën një tjetër ofensivë në Xhabalia, në veri të Gazës, duke avancuar me tanke dhe duke deklaruar se Hamas ishte përpjekur të rivendoste infrastrukturën e saj atje.
Nga ana tjetër, autoritetet shëndetësore palestineze vlerësojnë se 150 persona janë vrarë përgjatë javës së fundit, me banorët civilë që thonë se ushtria izraelite e kishte rrethuar lokalitetin Xhabalia dhe i kishte urdhëruar të evakuoheshin përmes një korridori.
Ndërkohë, në Liban, Hezbollah ka deklaruar se trupat hebraike po përpiqen të futen në fshatin Ramija, në jug të vendit, që prej orëve të para të së dielës.
Ministria lokale e Shëndetësisë bën të ditur se të paktën 15 persona mbetën të vdekur në tre sulme izraelite të kryera të shtunën në lokalitetet Dier Bella, Al Majsra dhe Barja.
Gjithashtu, autoritetet saktësojnë se 5 spitale pësuan dëme si pasojë e sulmeve ajrore në qytetin lindor të Balbekut dhe në Luginën Beka.
Ndërsa Forcat Mbrojtëse Izraelite njoftuan se lëvizja Hezbollah kishte qëlluar 320 raketa nga Libani ndaj shtetit hebre ditën e shtunë.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë