Lini bëhet pjesë e UNESCO-s, shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”
Fshati i Linit në Pogradec është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban” dhe tashmë është përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, si pjesë e “Trashëgimisë Natyrore dhe Kulturore të Rajonit të Ohrit”.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i vendi, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
Fshati Lin, ndodhet në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Ky fshat i vogël është një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë e saj historike.
Pas zbulimeve të fundit arkeologjike, Lini konsiderohet po ashtu si vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Evropë, dhe si i tillë po tërheq edhe më shumë turistë të huaj.
Shpallja e Linit si pjesë e Trashëgimisë Botërore, përbën një tjetër njohje ndërkombëtare për vlerat historike, arkitektonike dhe natyrore të zonës së Pogradecit.
Ky status i ri, vlerëson peizazhin e veçantë natyror që ndërthur trashëgiminë kulturore e natyrore dhe urbanistikën tradicionale.
Fshati Lin, ruan strukturën tradicionale urbanistike me rrugica karakteristike prej kalldrëmi, ndërsa arkitektura pasqyron teknika ndërtimi dhe materiale vendase, të përshtatura me klimën dhe resurset lokale.
LEXONI GJITHASHTU:
Korça mikpret “Vox Baroque”, muzika spanjolle dhe arti ndërkombëtar mbushin Galerinë e Arteve Dixhitale
Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar
“Michael” bëhet filmi biografik me fitimet më të larta në histori
- 22:32 Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit
- 22:31 Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus
- 22:30 Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit
- 22:25 “Rama gati të negociojë me protestuesit”, e zbulon Blendi Klosi dhe flet për “dorëheqjen” e Qeverisë
- 22:24 Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit
- 22:04 “Kjo nuk është Shqipëria e Re, është kaos i ri, anarki”, Klosi: Edhe ne si PS kemi protestuar