Bie prodhimi i ullirit në Peqin, shkak thatësira dhe temperaturat e larta

25 Tetor 2025 | 17:19

Peqini, një nga zonat më të njohura të vendit për kultivimin e ullirit, këtë vit ka pasur një rënie të konsiderueshme të prodhimit.

Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve gjatë stinës së verës kanë ndikuar ndjeshëm në rendimentin e ullirit, duke shqetësuar fermerët për të ardhmen e prodhimit.

“Rendimenti është goxha më i ulët nga viti që kaloi, ndikojnë shumë faktorë. Klima ka ndryshuar, temperaturat janë shumë të larta dhe reshjet e shiut kanë qenë të pakta. Thatësira ndikon shumë, sepse nuk është vetëm tek rendimenti i këtij viti, por edhe për vitin e ardhshëm. Sythet e ullirit duhet të jenë gjithmonë në vegjetacion”, është shprehur fermeri, Erald Çelmeta.

Edhe pse rendimenti ka rënë, Eraldi thotë se kultivimi i ullirit në këtë zonë është në rritje. Nga viti në vit shtohen sipërfaqet e mbjella dhe gjithnjë e më shumë fermerë po i kthehen kësaj kulture.

“Është vetëm në rritje, nga viti në vit shtohet përqindja e tokave të mbjella. Peqini mbahet për ullirin dhe gjelat e detit. Varietetet e ullirit janë shumë, por në zonën tonë që përdoret tepër janë 4-5 varietete që janë fronjtoi, përdoret edhe për t’u regjur edhe për vajin e ullirit. Kemi koronekun që është shumë i kërkuar në zonën tonë, pastaj kemi dhe bixanjin që është mbreti i ullirit për cilesinë e vajit e për të gjitha me rradhë”, theksoi Çelmeta.

Një tjetër problem që po përballet bujqësia në këtë zonë është mungesa e fuqisë punëtore, pasi shumë të rinj po zgjedhin emigracionin.

“Pjesën e punëtorëve e kemi shumë shumë dobët. Pse? Për arsye se rinia çdo ditë po largohet, nuk arrij ta kuptoj konceptin e këtyre që kur shkojnë jasht shtetit ndoshta pretendojnë se gjejnë botën por nuk është e vërtet. Unë kam qenë emigrant 20 vite në Itali, jam kthyer nga Italia dhe pse disponoj dokumenta të përhershme atje nuk është jetë, sepse atje gjen parajsën. Në çdo vend që të shkosh po të duash mundesinë edhe punën e ke, edhe ketu është po e njejta gjë. Ne ketu vuajmë për mungesen e punëtoreve nuk vijnë”, shtoi Çelmeta.

Vitin e kaluar Shqipëria eksportoi rreth 20 mijë ton vaj ulliri, por për shkak të thatësirës dhe kushteve të vështira të motit, fermerët e Peqinit thonë se këtë vit prodhimi pritet të jetë dukshëm më i ulët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026