Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, 250 persona janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit për të marrë trajtim.
Mjekët paralajmërojnë se ekspozimi i zgjatur në diell dhe dehidratimi mund të shkaktojnë goditje nga nxehtësia, si edhe përkeqësim të sëmundjeve kronike.
Sipas mjekes Isida Mashmili, më të rrezikuarit janë fëmijët dhe adoleshentët, gratë shtatzëna, të moshuarit, pacientët me sëmundje kronike, si edhe përdoruesit kronikë të alkoolit dhe drogave.
Ajo shpjegon se simptomat më të zakonshme janë marrja e mendve, dhimbja e kokës, ngërçet muskulare dhe të përzierat. Në rastet më të rënda, temperatura e trupit mund të kalojë 40 gradë Celsius, duke shkaktuar çrregullime të vetëdijes, disorientim, lëvizje të pakoordinuara dhe konvulsione.
“Në momentin që kemi ndryshime të ndërgjegjes ose të koshiencës, duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore”, apeloi mjekja.
Specialistët këshillojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë intervalit nga ora 11:00 deri në 16:00, konsumimin e sa më shumë lëngjeve dhe kufizimin e aktivitetit fizik në orët e pikut të temperaturave.
Mjekja Mashmili theksoi se kujdes të veçantë duhet të tregojnë edhe personat që punojnë në ambiente të hapura, si punëtorët e bujqësisë, të ndërtimit dhe zjarrfikësit, të cilët janë të ekspozuar për orë të gjata ndaj temperaturave të larta.
Me motin e nxehtë që pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, mjekët u bëjnë thirrje qytetarëve të marrin masa parandaluese për të shmangur komplikacionet shëndetësore që lidhen me të nxehtin ekstrem.
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
Kryepiskopi Joan mesazh maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, paqes dhe dashurisë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:27 Vala e të nxehtit, mbi 400 raste në Urgjencën e QSUT-së brenda një dite
- 20:05 Kryepiskopi Joan mesazh maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, paqes dhe dashurisë