Boboshtica e Korçës, fshati që tërheq turistët me tavernat e saj tradicionale

25 Tetor 2025 | 17:53

Boboshtica, një ndër fshatrat me të bukur turistik në juglindje të vendit, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj.

Fshati ndodhet vetëm 3 km larg qytetit të Korçës, ku gjenden 14 tavernat që ofrojnë gatimet tradicionale të zonës e mbi të gjitha rakinë e manit. Koço Gjogji si dhe Vera Gjergo tregojnë për mikpritjen dhe gatimet tradicionale që kjo zonë mbart.

“Boboshtica me tërë kuptimin e fjalës është perla e Korçës dhe boboshtarët janë mikpritës, të gjithë që vijnë i kanë dyert e hapura. Rakia e manit nuk sperkatet, siç e ka bërë zoti. Gatimet boboshtare janë të shkëlqyera ndaj është i zhvilluar turizmi, dinë të presin mirë” u shpreh Koço Gjogji, një nga banorët e Boboshticës.

Ndërkohë, Vera Gjergo, sërisht banore e këtij vendi, tregon për një produkt që është që në kohët e lashta që zihet me ujë, miell e kripë. Bëhet me çdo lloj gjelle. Bëhet me arme, qepë e gjize e bulmet.

“Është një produkt që shkon shumë, është e zonës dhe petullat e fshira me petë e djathë”, shtoi Vera.

Sofjola Kotelli, një nga nismëtaret e zhvillimit turistik rural në Shqipëri tha se turistët në Boboshticë mund të qëndrojnë me tepër se një drekë, pasi fshati i njohur ka çfarë ofron.

“Jemi mbledhur operatorët me të mirët, me media e blogger. Gjithë Shqipëria e njeh Boboshticën për një drekë, por këtu mund të rrish për dy ditë, të bësh klasat e gatimit, prodhuesit e vegjël të mjaltit, ritualin religjioz, vallet, traditat etj. Mund të kthehen në destisncione dy ditore. Duhet të jenë të kujdesshëm me bizneset, mund të ofrojnë më tepër se drekën. Institucionet duhet të bëjnë të vetën” tha Sofjola Kotelli.

Ndërkohë, operatorja turistike, Eronida Mataj, tha se për të rritur numrin e turistëve të huaj duhet të ketë më tepër vullnet nga bizneset dhe institucionet për promovimin e këtij fshati.

“Fatkeqësisht për turistët e huaj, për të marrë informacion është larg. Ftojmë turistët dhe të huajt për të marrë informacion”, u shpreh Eronida Mataj.

Boboshtica për dy ditë ka tërhequr operatorë turistike dhe agjenci të huaja të cilët janë njohur me atë çfarë ky fshat ofron dhe mundësitë për bashkëpunimin me bizneset e zonës, sipas një “Tregimi Fshati”.

LEXONI GITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026