Gjirokastër, aerodromi turistiko-sportiv tërheq turistët nga Italia dhe Greqia

19 Tetor 2025 | 17:46

Aerodromi turistiko-sportiv i Gjirokastrës  është kthyer në një pikë tërheqëse për turistët që mbërijnë me avionë të vegjël dhe dëshirojnë të vizitojnë Shqipërinë. Përgjatë këtij viti të apasionuarit e avioturizmit kanë fluturuar nga Italia dhe Greqia për të vizituar Jugun e vendit. Tashmë ky aerodrom fushor është edhe qendër e organizimit të aktiviteteve për sportet e ajrit si fluturimet e lira, parashutizmi, etj.

Turisti grek shprehet se aerodromi është në një pozicion mjaft të mirë.

“Vij nga Greqia,është hera ime e parë që  fluturoj me avion në drejtim të Gjirokastrës, mendoj se është diçka e bukur, ky aerodrom fushor është në një pozicion gjeografik mjaft të mirë dhe i përshtatshëm për avionët e vegjël. Mesa jam informuar edhe qyteti është tërheqës, uroj të jetë një vizitë e këndshme”, u shpreh ai.

Një tjetër turist u shpreh se ka vizituar shumë vende dhe se ky aerodrom është një mundësi e mirë për të parë Gjirokastrën.

“Më pëlqen turizmi i ajrit dhe kam vizituar shumë vende, është diçka e bukur të vizitosh me avion Gjirokastrën, shpresoj që të keni me shumë aerodrome të tilla duke ju dhënë mundësi sa më shumë turistëve të vizitojnë Shqipërinë”, tha turisti.

Zhvillimi i avioturizmit cilësohet si një mundësi e mirë për tërheqjen e vizitorëve në qytetin e gurtë. Aerodromi i Gjirokastrës ka një historik mbi një shekullor ndërkohë që rijetësimi i tij ndikon pozitivisht në nxitjen e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026