Ekoturizmi në Gjirokastër, qyteti ofron resurse të veçanta
Krahas vlerave të trashëgimisë kulturore zona e Gjirokastrës ofron resurse të veçanta për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit si ai i aventurës, ekoturizmi, etj. Përgjatë këtij viti ka qenë i lartë numri i turistëve që kanë vizituar parqet natyrore, lumenjtë apo dhe shtigjet turistike malore.
“Gjirokastra ka shumë zona që mund të zhvillohet ky turizmi i aventurës nga kryesorët është Përmeti që është sërish zona jonë, Dropulli është një zonë e panjohur që kemi filluar ta fusim pak këtë vit në turizmin e aventurës me disa lloje si hiking ka edhe zona të tjera të paprekura që duhet të zhvillohen,” – tha guida turistike, Eni Kaçi.
“Përmbajnë një potencial shumë të lartë turistik duke filluar që nga sportet e ndryshme dhe aktivitetet që mund të zhvillohen në to pra në vende të ndryshme mund të ngrihen kampingje pafund qoftë edhe me çadra qoftë kampingje të formave të ndryshme me rulo, etj dhe mund të krijohen pika dhe vende grumbullimit të ndryshme ku mund të zhvillohen sporte ujore si kanoet,” – tha guida tjetër, Eni Koça.
Turistët i tërheqin peizazhet natyrore, rrjedhat e lumenjve, masivet pyjore në zonën e Gjirokastrës duke e bërë më të larmishme guidën turistike dhe rritur kohëqëndrimin e vizitorëve
“Përgjithësisht të gjithë ata që na kanë zgjedhur ne dhe kanë zgjedhur guida për të vizituar këto zona kanë qenë të mahnitur nga bukuria e këtyre zonave dhe kanë qenë shumë të kënaqur dhe kanë premtuar që nëse nuk kthehen sërish të paktën do t’ua rrëfejnë shokëve dhe miqve të tyre që do të vizitojnë Shqipërinë,” – tregoi Kaçi.
Rritja e aktivitetit të llojeve të ndryshme të turizmit do t’i bëjë ato më dobiprurëse për komunitetin si dhe do të rijetëzojë dhe gjallërojë vlerat natyrore të zonës së Gjirokastrës.
“Unë mbaj mend që vetë kam bërë Osumin dhe Vjosën që nga vitet 2000 por që atëherë nuk kam parë që të zhvillohen përveçse tyre aktivitete të tjera dhe më duket se jemi pak mbrapa me potencialin që ne ofrojmë, më duket se ka shumë vend për të avancuar dhe kemi shumë nevojë,” – tha Koça.
Përgjatë këtij viti Gjirokastra është vizituar nga rreth 400 mijë turistë ndërsa vazhdon të mirëpresë vizitorë edhe në këto ditë vjeshte.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë