Xhamia e Plumbit në Vlorë atraksion turistik, vizitohet nga qindra të huaj
Xhamia e Plumbit në qytetin e Vlorës, krahas objektit të kultit fetar që përfaqëson është sot një ndër objektet më të vizituara, kthyer në një atraksion turistik.
Ky objekt i kultit fetar vizitohet çdo ditë nga qindra turistë të huaj të cilët vijnë nga vendet e Europës perëndimore si Franca, Gjermania por edhe nga Shtetet e bashkuara të Amerikës.
Ata kërkojnë të vizitojnë nga brenda xhaminë e plumbit, por siç tregojnë edhe vetë dera e saj është e mbyllur.
“Unë jam nga Gjermania. Vij për herën e parë në Vlorë dhe në Shqipëri. Zgjodhëm Shqipërinë sepse moti është i mirë, në Gjermani është 14 gradë tashmë. Ne nuk e njohim Shqipërinë dhe na pëlqente ta vizitonim. Për Vlorën dhe Shqipërinë lexuam në internet. Xhamia e plumbit na pëlqen por nuk mundëm ta vizitonim në brendësi sepse është e mbyllur pasi është për rikonstruktim”, thotë një grua.
‘Sigurisht që Vlora më pëlqen shumë. Më pëlqejnë tepër njerëzit që janë këtu. Unë kam vizituar shumë vende më parë, ndër to edhe vendet arabe. Ne gjithmonë kërkojmë të shohim diçka të re. Unë vij nga Gjermania dhe deri tani nuk kam vizituar tjetër qytet veç Vlorës. Më pëlqen shumë edhe deti këtu. Monumenti i kulturës pas shpinës sime është shumë i vjetër por duket vërtetë mirë. Ne provuam që të shkonim në brendësi të tij por është e mbyllur dhe na thonë se është në rikonstruksion. Do të donim ta shikonim por në këto kushte do të duhet të kthehemi pas një viti ndoshta për ta parë nga brenda”, shprehet një tjetër.
Prej datës 4 tetor 2024 xhamia kryesore e Vlorës, në qendër të qytetit është e mbyllur.
Përmbytjet që prekën qytetin kanë shkaktuar në të dëme të shumta materiale, duke e bërë të pamundur funksionimin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia