Lionel Messi me “7 yje”, arrin në kuotën e 700 golave në karrierë
Ajo e mbrëmshmja ishte një natë fantastike për Lionel Messin në aspektin individual. Sulmuesi i Barcelonës realizoi golin e 700 në karrierë. Argjentinasi vijon të konfirmohet si një nga futbollistët më të mirë të historisë së futbollit për të mos thënë më i miri.
630 gola i ka shënuar më fanellën e Barcelonës në 722 paraqitje, ndërkohë që 70 herë ka tundur rrejtën teksa mbante të veshur fanellën e Argjentinë. 52 herë, ylli argjentinas ka shënuar nga goditja e dënimit dhe në 90 raste nga pika e penalltisë.
Preja e preferuar është Sevilla. Përballë andaluzianëve sulmuesi ka arritur të shënojë 38 herë ndërkohë që edhe përballë skuadrave si Atletico Madrid, Valencia dhe Real Madrid, Messi ka qenë mjaft i suksesshëm.
Megjithatë pavarësisht se ka Mesin në skuadër, Barcelona nuk mundi të shkonte më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen përballë Atletico Madrid duke humbur më shumë terren ndaj rivaleve të Real Madrid që tani kanë mundësinë të thellojnë diferencën në garën për titull.
Por, kur flet për Messin nuk mund të lihet kurrsesi krahasimi me rivalin e tij të përjetshëm, Cristiano Ronaldo. Si për t’u përgjigjur argjentinasit që arriti në kuotën e 700 realizimeve sulmuesi i Juvetus shënoi një super gol në fitoren 3-1 të bardhezinjve përballë Genovas. Për zonjën e vjetër realizuan edhe Dybala e Duglas Costa.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush