Lirohet pengu në Angli, arrestohen 7 shqiptarë, kërkonin 400 mijë paund në këmbim

2 Tetor 2022 | 15:51

Një 30-vjeçar shqiptar që ishte marrë peng nga bashkëkombës të tij është liruar falë ndërhyrjes së policisë britanike.

30-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është marrë peng pak ditë më parë nga një grup shqiptarësh, të cilët dyshohet se ushtronin aktivitet të jashtëligjshëm, si trafik droge në Britani.

Policia britanike ka kërkuar informacion tek autoritetet shqiptare për informacion. Falë bashkëpunimit është bërë e mundur lokalizimi i pengut dhe arrestimi i 7 personave të përfshirë në këtë ngjarje. Autorët kërkonin 400 mijë paund për lirimin e pengut.

Nuk dihet saktësisht se për çfarë arsyeje ka ndodhur ngjarja, por hetuesit britanikë dyshojnë se ka lidhje me trafikun e drogës në Britani, ku të rinjtë shqiptarë kanë marrë tregun e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Pse shqiptarët zgjedhin Anglinë? Flet përfaqësuesi i diasporës në Now

Në gomone edhe fëmijë, i riu nga Hasi tregon kalvarin e rrezikshëm përmes La Manshit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026