Lirohet pas 12 ditësh i marrë peng babai i futbollistit të njohur të Liverpulit

10 Nëntor 2023 | 13:14

Babai i Luis Diaz është liruar nga rrëmbyesit e tij, kanë konfirmuar qeveria e Kolumbisë dhe Federata Kombëtare e Futbollit.

Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Kolumbisë (ELN), grupi gueril që qëndron pas kapjes së armatosur të Luis Manuel Diaz gati dy javë më parë, ka liruar babanë e yllit të Liverpool. Mediat lokale raportuan se Diaz Sr ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, pa shenja keqtrajtimi.

Një postim nga Liverpool në platformën X thoshte: “Jemi të kënaqur me lajmin për kthimin e sigurt të babait të Luis Diaz dhe falenderojmë të gjithë ata që janë përfshirë në sigurimin e lirimit të tij”.

Diaz u rrëmbye nga persona të armatosur nga ELN më 28 tetor së bashku me gruan e tij, Cilenis Marulanda, e cila u lirua nga policia brenda pak orësh.

Pas një kërkimi të madh ushtarak, qeveria tha në një deklaratë se kishte zhvilluar bisedime paqeje me ELN dhe tani po festonte lirimin e Diaz.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026