Derbi i Londrës pa fitues/ Liverpool mposht Evertonin, Man City, në krye të tabelës

22 Tetor 2023 | 19:52

Derbi numër 173 mes Chelsea dhe Arsenal është mbyllur në barazim 2-2, në një përballje ku blutë kishin shanset e mëdha për të dalë më 3 pikë nga Stamford Bridge.

Një pjesë e parë perfekte për të besuarit e Pochettino, të cilët gjetën avantazhin me Palmer dhe e dyfishuan me Mudryk, ndërsa Rice e Trossard rikthyen ekuilibrat. Me këtë barazim Arsenali lëshoi kreun, duke rikthyer atje Manchester Cityn që fitoi ndaj Brightonit 2-1.

Alvarez e Haaland ishin protagonistët tek kampi i Guardiolës, ndërsa bomber norvegjez numëron 9 rrjeta në Premier League. Edhe rivalët e qytetit, djajtë e kuq fituan ndeshjen e radhës, ndërsa kundërshtari ishte Sheffield. McTominay po kalon një formë pozitive, ndërsa shënoi në avantazhin e Manchester United, teksa McBurnie solli barazpeshën në fushë. 13 minuta para fundit Dalot vulosi triumfin 1-2.

Poker golash për NeWcastle, që ngjitet kështu në vendin e 5-të në tabelën e klasifkimit, ndërsa minuta pati dhe për Tonalin. Golat e shënuar nga Murphy, Gordon, Longstaff e Ëilson rikthyen qymyrxhinjtë tek fitorja, të cilët në 5 sfidat e fundit kanë 4 fitore e një barazim. Dopieta e Salah solli fitoren për të kuqtë në derbin e Liverpool, ndaj Evertonit, me egjiptianin që regjistroi një tjetër fundjavë pozitive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026

Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh

Një pasagjer britanik, 79 vjeç, është gjetur i vdekur në një anije turistike që lundronte pranë brigjeve të Kretës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet...
10:51 | 15/07/2026