Lisi 1200-vjeçar i Robin Hood thahet në pyllin Sherwood, shkak vizitorët e shumtë dhe temperaturat e larta

18 Qershor 2026 | 17:58

Një pemë lisi e lashtë në pyllin Sherwood në Nottinghamshire të Anglisë, e lidhur me legjendën e Robin Hood-it është tharë për shkak të rritjes së vizitorëve në zonë.

“Lisi i Madh” 1,200-vjeçar nuk arriti të prodhonte gjethe në pranverë dhe besohet të jetë tharë,” njoftoi Shoqata Mbretërore për Mbrojtjen e Shpendëve (RSPB).

Lisi ishte një nga pemët më të mëdha të Britanisë, me një perimetër trungu prej 11 metrash. Gjatë dy shekujve të fundit, vizitorë të panumërt shkelën tokën rreth lisit për të admiruar degët e tij të vjetra duke penguar ujin e shiut të arrinte sistemin rrënjor të pemës.

Grupi mjedisor shtoi se verat e nxehta dhe të thata të zonës luajtën gjithashtu një rol. Simon Paffrey, i cili ishte pjesë e ekipit që kujdesej për pemën, tha se punuan për të rivendosur mjedisin rreth kësaj peme ikonike.

Pema u bë e famshme si një atraksion turistik falë lidhjes së saj me Robin Hudin. Megjithatë, miliona vizitorë që tërhoqi ky fenomen bënë që toka përreth pemës të bëhej aq e fortë sa betoni.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së është i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të pritur një prani të përhershme ushtarake amerikane në territorin e saj,...
17:45 | 18/06/2026

Vrasja e karikaturistit rus në Poloni, arrestohet autori i dyshuar. Vijojnë hetimet

Policia polake ka arrestuar një burrë të dyshuar për përfshirje në vrasjen e karikaturistit rus Robert Kuzovkov. I dyshuari përdorte një pasaportë gjeorgjiane. Autoritetet po punojnë...
17:37 | 18/06/2026

Vodhi minibusin dhe tentoi të arratisej, autori në Turqi aksidentohet për vdekje pak minuta më pas (VIDEO)

Një vjedhje e regjistruar të enjten në mëngjes në Mersin të Turqisë nuk shkoi si duhet. Një burrë paso sulmoi shoferin e një minibuso dhe...
17:12 | 18/06/2026