Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Parlamenti Europian ka miratuar një amendament, që kërkon zgjidhjen e çështjes së përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut, përfshirë edhe provimin e Jurisprudencës.
Në tekstin e miratuar, eurodeputetët u bëjnë thirrje institucioneve shtetërore që ta adresojnë sa më shpejt këtë problem, duke garantuar zbatimin praktik të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, jo vetëm në aspektin ligjor, por edhe në frymën e saj.
Amendamenti i miratuar thekson se respektimi i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve mbetet një element kyç për avancimin e barazisë dhe bashkëjetesës ndëretnike në vend.
Për këtë arsye, Parlamenti Europian kërkon që autoritetet në Shkup të ndërmarrin hapa konkretë për të siguruar që studentët shqiptarë të kenë mundësi të barabarta në proceset arsimore dhe profesionale.
Po ashtu, eurodeputetët kanë kundërshtuar mënyrën se si janë paraqitur protestat e studentëve shqiptarë, duke kërkuar që ato të mos etiketohen si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues. Sipas tyre, kërkesat e studentëve lidhen me respektimin e të drejtave të garantuara me ligj dhe me Marrëveshjen e Ohrit, ndaj ato duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale.
Ky zhvillim vjen pas takimeve që përfaqësues të studentëve protestues zhvilluan në ditët e fundit me përfaqësues të Parlamentit Europian. Gjatë këtyre takimeve, studentët shprehën shqetësimet e tyre lidhur me moslejimin e zhvillimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke e konsideruar këtë një shkelje të të drejtave të tyre kushtetuese dhe ligjore.
Studentët kanë kërkuar trajtim të barabartë dhe respektim të plotë të të drejtave gjuhësore, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në provimet shtetërore është një e drejtë e garantuar nga legjislacioni në fuqi. Mbështetja e shprehur nga Parlamenti Evropian shihet si një sinjal i fortë politik dhe institucional për autoritetet e Maqedonisë së Veriut që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë për këtë çështje.
Vendimi i Parlamentit Europian konsiderohet një hap i rëndësishëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe një mesazh i qartë se zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit mbetet një nga prioritetet kryesore në procesin e integrimit evropian të vendit.
Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri
Ziadin Sela: Parlamenti Evropian e tha qartë, provimet shtetërore të jepen në gjuhën shqipe në RMV
LVV merr mandatin e 53-të, hapet rruga për formimin e qeverisë me komunitetet
- 17:53 Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri
- 17:49 Pakistani: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Zvicër është anuluar
- 17:46 “Falenderoj Putin dhe Jinping”, Trump: Qëndruan neutralë gjatë konfliktit, nuk më penguan
- 17:45 Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane
- 17:44 Katar: Marrëveshja SHBA-Iran përbën bazën për fazën tjetër të negociatave
- 17:42 Vance: Irani dhe SHBA po respektojnë angazhimet e tyre, periudha 60 ditore për marrëveshje përfundimtare fillon sot