LISTA/ Pagesat e trajnerëve në Premier League, pagesat marrmëndëse në botën e futbollit
Pagat marramendëse dhe presioni për rezultate e bëjnë rolin e trajnerit në Premier League një nga më sfiduesit në futbollin botëror. Me miliona paund në lojë gjatë gjithë sezonit, drejtuesit e klubeve shpesh marrin vendime të shpejta për të minimizuar humbjet financiare dhe për të mbrojtur reputacionin e tyre.
Disa trajnerë përballen me këtë realitet në mënyrën më të vështirë, duke u larguar herët nga pankina, ndërsa të tjerëve u jepet më shumë kohë për të ndryshuar rrjedhën e rezultateve. Megjithatë, në fund, pak prej tyre mund të ankohen për shpërblimet financiare që shoqërojnë këtë profesion.
Pas largimit të Jurgen Klopp nga Liverpool, Pep Guardiola është tashmë trajneri me shërbimin më jetëgjatë në Premier League. Jo vetëm kaq, por spanjolli kryeson edhe listën e trajnerëve më të paguar, me një pagë vjetore që arrin në 20 milionë paund.
Kjo shumë nuk përfshin bonuset e performancës, të cilat mund t’i shtojnë edhe rreth 5 milionë paund të tjera në vit, në varësi të rezultateve të arritura gjatë sezonit.
Guardiola, i konsideruar gjerësisht si arkitekti i dominimit të Manchester City në Premier League, ka ndërtuar një karrierë që e vendos atë mes figurave më të mëdha të futbollit modern. Edhe pse vetëm pak ka kaluar Klopp-in për sa i përket kohëzgjatjes në elitën angleze, ndikimi i tij në aspektin taktik dhe në numrin e trofeve është i pakontestueshëm.
Me gjashtë tituj të Premier League të fituar, ai ka sjellë në “Etihad” një stil loje që kombinon bukurinë estetike me efikasitetin maksimal, duke vendosur standarde të reja në kampionatin anglez.
Më poshtë, lista e pagave të trajnerëve të Premier League, duke përjashtuar trajnerin e Manchester United, i cili aktualisht është në detyrë të përkohshme.
Gjyqtari që FIFA vendosi të përjashtonte nga Botërori gjendet pa jetë
Xabi Alonso dëshiron ta mbajë Enzo Fernandez te Chelsea
Humbi jetën në moshën 25-vjeçare, autoritetet nisin hetimet për vdekjen e futbollistit Jayden Adams
- 20:31 Episodi i pazakontë, bizoni ndjek të moshuarin në SHBA, momenti kur e godet në ajër
- 20:30 Akuza për korrupsion, Departamenti amerikan i Drejtësisë nis hetimet për presidentin e United Auto Workers
- 20:29 OBSH: Sëmundjet tumorale janë shkaku i dytë i vdekshmërisë në botë
- 20:23 Azerbajxhani shqyrton tërheqjen e plotë nga Këshilli i Evropës
- 20:23 Debate për reformën, qeveria në Hungari voton shkarkimin e presidentit
- 20:20 Zbulohet problematika, pse c nuk “ndezi” përballë Anglisë