Lista Serbe çon në Gjykatën Kushtetuese qeverinë e drejtuar nga Kurti
Lista Serbe ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese qeverinë Kurti pasi kanë pretendime lidhur numrin e ministrive.
Me një shënim në “Faceboook”, Lista Serbe shprehet se ankesën e ka bërë në emër të dhjetë deputetëve serbë të listës së saj dhe deputetëve të Partisë Unike Gorane.
Teksa i referohet Kushtetutës, Lista Serbe thotë se në bazë të nurmave të deputetëve i takojnë dy ministri.
“Sot, Lista Serbe paraqiti një ankesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të dhjetë deputetëve të Listës Serbe dhe deputetëve të Partisë së Bashkuar Gorane me qëllim që të mbrojë interesat e popullit Serb. Ankesa e kundërshton vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Qeverisë në Prishtinë, 22 Mars 2021, ku vetëm një ministri iu dha popullit Serb për ta menaxhuar, megjithëse sipas Kushtetutës, ishte e obliguar për t’i dhënë dy”, thuhet në reagim.
Lista Serbe shton se numri i ministrive nuk i duhet thjesht për pozitë, por si një mjet që mbron dhe përmirëson jetën e tyre.
“Lista Serbe pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë në përputhje me ligjin kushtetues, duke respektuar të drejtat dhe interesat e popullit serb, si dhe të komuniteteve të tjera jo-shumicë. Theksojmë se vendimi për të mohuar përfaqësimin e drejtë të serbëve në institucionet në nivelin qendror është në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore. Theksojmë se nuk na duhen pozitat ministrore, vetëm për hir të atyre pozitave, por si një mjet për të përmirësuar kushtet në të cilat jetojnë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.
Deputetët e Listës Serbe kishin paralajmëruar ankesë në Kushtetutese më 22 mars kur edhe u zgjodh Qeveria Kurti 2.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës