Lista Serbe: Nesër del vendimi për largimin e serbëve nga institucionet në veri

4 Nëntor 2022 | 21:50

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë njoftuar se nesër do të mbajnë një takim me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, ku do të shqyrtojnë nëse do të largohen prej tyre, teksa kanë paralajmëruar protesta nga e diela.

I gjithë reagimi ka ardhur pas pezullimit të komandantit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut, për shkak se ai së bashku me kryetarët e komunave, Listën Serbe njoftuan se policët në veri nuk do të lëshojnë paralajmërime për serbët që kanë targa e lëshuara nga Serbia.

Mediat e Kosovës shkruajnë se në konferencën për shtyp të mbajtur në ambientet e Listës Serbe, ishin të pranishëm katër kryetarë të komunave në veri të Kosovës, kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe dhe përfaqësues të tjerë politikë të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë në veri.

Konferenca është mbajtur pas bisedimeve me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ne kurrë nuk do të ndalemi, dhe ajo që është veçanërisht e rëndësishme – do të jetë një rezistencë demokratike dhe jo e dhunshme. Protestat do të jenë vërtet paqësore, por në fund askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në terren”, tha Goran Rakiq Rakiç, duke paralajmëruar se protestat që do nisin të dielën.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë

Deklaratat e fundit të Ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës nga shqiptarët kanë shkaktuar reagime të forta në Bruksel. Komisionerja për Zgjerim...
18:39 | 14/07/2026

Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka përshëndetur përparimin e Malit të Zi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, duke theksuar se vendi ka...
17:41 | 14/07/2026