Lista Serbe refuzon të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, reagojnë vendet e QUINT
Vendet e QUINT–it (Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) njoftuan se zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës janë në përputhje me ligjet dhe shprehën keqardhjen që Lista Serbe nuk e ka shfrytëzuar “të drejtën demokratike për te marre pjesë në to”.
Vendet QUINT–it u bënë thirrje “të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën që mund të prishë zgjedhjet”.
Lista Serbe, partia udhëheqëse e serbëve të Kosovës, refuzon të marrë pjesë në zgjedhje, me arsyetimin se kërkesat e tyre për kthimin në institucionet e Kosovës – formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe largimin e njësive speciale të Kosovës nga veriu – nuk janë plotësuar.
Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposavicit, Zveçanit dhe Zubin Potokut janë shpallur për 23 prill, pasi kryetarët nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për të zbatuar procesin e riregjistrimit nga targat serbe në ato të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Profesori: Sporti i hipizmit mund të shërojë shumë sëmundje nervore
- Zelenskyy: Nuk kam marrë propozim paqeje nga Xi
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren