Lituania mbyll dy pika kufitare të Bjellorusisë

16 Gusht 2023 | 20:06

Lituania do të mbyllë dy nga gjashtë pikat e saj kufitare me Bjellorusinë.

Dy pikat e kalimit rural, të cilat nuk përdoren nga mjetet komerciale, do të mbyllen nga e premtja.

Qeveria tha se vendimi ishte në përgjigje të ndryshimeve në situatën gjeopolitike dhe kërcënimeve ndaj sigurisë kombëtare, si dhe kontrabandës.

Fqinjët perëndimorë të Bjellorusisë kanë rritur sigurinë që kur Minsk u dha strehim luftëtarëve nga grupi mercenar rus Wagner.

Kjo erdhi si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund një rebelimi të shkurtër në Rusi nga Wagner në qershor.

Qeveria lituaneze tha se kalimet në Tverecius dhe Sumskas do të mbyllen dhe trafiku do të devijohet në Medininkai.

Zëvendësministrja e Transportit Agnė Vaiciukeviciute tha për Associated Press se mbylljet ishin të përkohshme.

Polonia gjithashtu ka kufizuar ashpër hyrjen nga Bjellorusia dhe të martën, Letonia urdhëroi përforcime në kufirin e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026