Jorida Tabaku përballë gazetarëve në “Ilva Now” për të ardhmen e PD-së
Anëtarja e Kryesisë në Partinë Demokratike, Jorida Tabaku, diskutoi sot përballë gazetarëve si Mentor Kikia, Edlira Gjoni, apo Aleksandër Çipa në “Ilva Now” procesin zgjedhor brenda partisë dhe të ardhmen që sheh ajo përpara.
Tabaku tha se Kryesia u detyrua ta nisë garën për kryetarin për shkak të sulmeve publike që nisën fill pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Ajo tha se kjo u bë për ta kanalizuar debatin brenda në strukturat e partisë.
Lexo më shumë: Jorida Tabaku thotë se gara për kryetar në PD u nis shpejt për të shmangur sulmet nga jashtë
Për Aleksandër Çipën gara në PD është e pabarabartë. Ai tha se kryetari në detyrë, Lulzim Basha është i favorizuar dhe se pretendimi për masakër zgjedhore “ndodhi vetëm për të mbuluar atë çfarë ndodhte brenda partisë”.
Lexo më shumë: Aleksandër Çipa: Gara midis konkurrentëve për kryetar të PD-së është e pabarabartë, Basha i favorizuar
Gjatë diskutimit në studio përballë edhe gazetarëve Mentor Kikia dhe Edlira Gjoni, Jorida Tabaku tha se ishte e shqetësuar për cilësinë e debatit brenda PD-së. Anëtarja e Kryesisë së PD-së tha hapur se mbështeste Lulzim Bashën, mirëpo tha se kishte votuar me kënaqësi për të miratuar katër kandidatë në garën për kryesinë.
Lexo më shumë: Jorida Tabaku: Mbështes Bashën, tre kandidatët e tjerë kanë gjuhë përçarëse
Për gazetarin Mentor Kikia PD u detyrua të caktonte sa më afër datën e zgjedhjeve prej personave që u pozicionuan kundër kryetarit të saj Lulzim Basha. Kikia tha se PD duhet të bënte analizë të thellë për atë që ndodhi keq në zgjedhje dhe të zhvillonte garë me parime demokratike, gjë që aktualisht sipas tij nuk po ndodh.
Lexo më shumë: Gazetari Kikia për zgjedhjet PD: Shikoj një të ardhme me sherr të brendshëm
Ngjashëm qëndrim skeptik dhe shqetësues për të ardhmen e PD-së mbajti edhe gazetarja Edlira Gjoni. Ajo tha se në dukje PD po shfaqet përballë fragmentarizimit. Këtë ajo tha se e shihte nga tjetërsimi i qëndrimit të një prej kandidatëve për kryetar dhe faktit se dy prej kandidatëve nuk kanë marrë pjesë në fushatën e zgjedhjeve parlamentare.
Lexo më shumë: Edlira Gjoni shpreh shqetësimin se PD mund të fragmentarizohet
Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Jorida Tabaku, u pyet për rolin e Sali Berishës në garën për kryetar. Tabaku u përgjigj se ai nuk ka asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe nuk është i përfshirë.
Lexo më shumë: A ka gisht Berisha në zgjedhjet brenda PD? Tabaku: Një fjalë e tij mund të ndryshojë disa gjëra
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve