Ahmetaj: Nuk ka të zhgënjyer me PS, kemi bilance punësh të mëdha
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe njëherësh kandidati i PS për deputet në qarkun e Tiranës tha për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se fushata e tij në qytetin e Tiranës i është drejtuar çdo qytetari, të majtë, të djathtë apo të lëkundur.
Sipas ministrit Ahmetaj, njerëz të zhgënjyer me Partinë Socialiste nuk ka.
“Të zhgënjyer me PS nuk ka, mund të ketë nga ata që kritikojnë me mprehtësi, por s’ka të zhgënjyer me PS pasi ka bërë shumë punë, ka bilanc punësh të mëdha”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Teksa e cilësoi normale që të ketë kritika ndaj qeverisë, pasi një qeveri sipas tij është gjithmonë e kritikueshme, ministri i shtetit për rindërtimin tha se falë qeverisjes së PS, në raport me 2013 vendi ka lënë pas krizën ekonomike dhe është duke u rimëkëmbur nga vështirësitë për shkak të tërmetit dhe pandemisë.
Lexoni gjithashtu:
Arben Ahmetaj: Beteja ime është të marr sa më shumë vota për PS
Situata në Rinas, Ahmetaj: U cenua siguria kombëtare, institucionet të merren me ta
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 18:23 Autoritetet shëndetësore afrikane pranojnë se 300 pacientë me Ebola kanë humbur gjurmët
- 18:19 BE dërgon ndihmë emergjente në Venezuelë pas tërmeteve vdekjeprurëse
- 18:18 Ndarja e re territoriale, banorët e Juglindjes: Mos shkrini asnjë bashki
- 18:16 Haaland, nga golat në fushë te viralet në internet
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia