Gjendja e epidemisë, Komiteti i Ekspertëve nuk bën asnjë lehtësim masash
Komiteti Teknik i Ekspertëve duke analizuar gjendjen e epidemisë Covid-19 në Shqipëri vendosi që masat aktuale do mbeten në fuqi.
Lajmi u bë i ditur nga zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakaocilli, e cila tha se situata ka një përmirësim të lehtë, por nuk është aty ku duhet.
Ajo vlerësoi se masat kufizuese kanë dhënë efekt edhe falë sensibilizimit të qytetarëve, të cilët kanë respektuar rregullat.
“Ka një përmirësim të lehtë të situatës, por situata është ende problematike. Masat e propozuara kanë qenë masa efikse dhe ky rezultat vjen edhe nga një bashkëpunim me qytetarët, që kanë zbatuar masat. Një nga arritjet më të mëdha nga këto javë ka qenë fushata e vaksinimit masiv. Megjithatë, pavarësisht arritjeve, situata nuk është aty ku ne duhet të jemi dhe mendohet që masat të vazhdojnë të mbesin në të njëjtin nivel që kanë qenë më parë. Pra, këtë herë nuk propozohet asnjë ndryshim masash”, tha Rakacolli.
Masat që mbesin në fuqi:
- Ora policore nga 20:00-06:00
- Baret dhe restorantet do punojnë deri në 20:00
- Shkollat vijojnë online( me përjashtim të maturës).
- Fluturimet me Britaninë e Madhe të pezulluara
- Ndalimi i grumbullimeve më shumë se dhjetë persona.
Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, u shpreh se gjatë kësaj jave numri i fataliteteve si pasojë e Covid-19 ka pësuar rënie.
“Kemi një ulje të numrit të vdekjeve për këtë javë”, theksoi znj. Fico.
Këto masa kufizuese theksoi znj. Rakacolli do mbeten në fuqi për dy javët e ardhshme. Krahas kësaj, ajo kërkoi nga partitë politike, që në takimet e tyre elektorale t’u përmbahen protokolleve dhe masave anti-Covid.
Specialistët po ashtu kërkuan nga qytetarët të respektojnë me rigorozitet masat, pasi sipas tyre kjo është e vetmja mënyrë për të frenuar përshkallëzimin e virusit.
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta