Barometri Politik publikon sondazhin e fundit për zgjedhjet e 25 prillit

19 Prill 2021 | 20:30

Sondazhi i pestë kombëtar i kompanisë MRB për Euronews Albania parashikon që Partia Socialiste t’i fitojë me një diferencë të ngushtë zgjedhjet e 25 prillit.

Lexo më shumë: Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit, parashikimi i sondazhit të pestë kombëtar të MRB-së

Në tërësi sipas sondazhit të fundit, votuesit shprehen të dyzuar në opinionin e tyre mbi liderët kryesorë të politikës duke ofruar një rezultat të ngushtë mes tyre.

Lexo më shumë: Cili lider preferojnë shqiptarët për kryeministër? Basha i afrohet Ramës

Sondazhi i fundit i kompanisë MRB për qarkun e Tiranës tregoi në emisionin “Barometri Politik” se shumica e qytetarëve kanë mendim pozitiv për kryeministrin Edi Rama.

Lexo më shumë: Sondazhi për Tiranën, 45.1% preferojnë Edi Ramën për kryeministër

Nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku tha se referenca e liderit është tregues domethënës pasi tregon tavanin ku mund të arrijnë votat për partinë.

Lexo më shumë: Sondazhi për Tiranën, Mazniku: Preferenca e liderit është tregues domethënës

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se LSI-ja e ka dëmtuar PS-në në dy palë zgjedhje, konkretisht në vitin 2005 dhe në vitin 2009.

Lexo më shumë: Ylli Manjani: Dallimin do ta bëjë LSI, nuk është për t’u nënvlerësuar

Analisti Neritan Sejamini tha se kjo rritje e Ramës ka ardhur për faktin se kryeministri ditët e fundit ka ndryshuar fokusin dhe rëndësinë në fushatë, duke kaluar nga pandemia tek investimet.

Lexo më shumë: Sejamini: Ulja e toneve të fushatës ka dhënë efekte pozitive për kryeministrin në sytë e publikut

PD gëzon rritje të mbështetjes së votuesve, megjithatë rezultati i zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës pritet të jetë me një avantazh të ndjeshëm të PS.

Lexo më shumë: Parashikimi i rezultatit të zgjedhjeve për Tiranën, PD gëzon rritje, por pritet të kryesojë PS

Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli tha se rezultati i sondazhit për Tiranën do të duhej që të reflektonte ndryshimin e kërkuar nga opozita dhe e konsideroi të pamjaftueshme rritjen e PD për të përmbysur rezultatin kombëtar.

Lexo më shumë: Erla Mëhilli: Rritja e PD në Tiranë e pamjaftueshme për të sjellë përmbushjen e rezultatit

Në sondazhin e fundit për Durrësin, Lulzim Basha gëzoi një pëlqyeshmëri më të lartë se sa Edi Rama, duke rikuperuar dhe përmbysur diferencën prej 7.3% nga sondazhi i parë për këtë qark.

Lexo më shumë: Basha përmbys Ramën në Durrës sa i takon opinionit pozitiv të votuesve

Sondazhi i tretë në nivel qarku për Durrësin, i kompanisë MRB për Euronews Albania, tregon për një garë të fortë në zgjedhjet e 25 prillit ku diferenca mes partive kryesore do të jetë tejet e ngushtë.

Lexo më shumë: Parashikimi i zgjedhjeve për Durrësin, PD-PS në diferencë të ngushtë, pritet garë e fortë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021