“Barometrit Politik” zbulon prirjen e votës pas sondazhit të katërt
Sondazhi i katërt i Barometrit Politik në Euronews Albania tregoi se pëlqyeshmëria e qytetarëve mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës është me diferencë të ngushtë ku 47% shprehën opinion pozitiv për kryeministrin aktual dhe 44.4% për kryetarin e opozitës.
Lexo më shumë: Karrigia e kryeministrit, Rama dhe Basha në garë të ngushtë
Rezultati i sondazhit të katërt të kompanisë MRB për Euronews Albania për sa i përket prirjes së votës tregoi për një tjetër rritje të PD-së, mirëpo që nuk e përmbys diferencën me PS-në. Nëse do të votohej të dielën, PS do të kryesonte me 7.6% diferencë ndaj PD-së.
Lexo më shumë: 43%-PS, 35.4%-PD, si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën
Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, sipas sondazhit, PS dhe PD do të merrnin pjesën dërrmuese të votave, pasi arrijnë gati në 90% në total. Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, PD pritet të ketë rritje me 11.6 pikë përqindje, ndërsa PS me 0.7 pikë përqindjeje.
Lexo më shumë: Parashikimi i rezultatit të 25 prillit, ngushtohet hendeku mes PS dhe PD, LSI në rënie
Krahasuar me tre sondazhet e javëve të shkuara, PD ka pasur prirje në rritje nga 34.4% në 40.5% ndërsa PS nga 47.3% në 49%. Vihet re një rënie e LSI-së në pothuajse dyfish më pak mbështetje.
Lexo më shumë: Si ka ndryshuar mbështetja për partitë në 4 sondazhet e Barometrit Politik (Grafik)
Neritan Sejamini tha se rritja e pëlqyeshmërisë ndaj Bashës “është rezultat i fushatës së qetë, me program dhe shpresë të PD-së”. Sejamini tha se qasja në fushatë i ka sjellë pozitivitet elektoratit “pro” opozitës.
Lexo më shumë: Sejamini: Rritja e pëlqyeshmërisë, triumf i fushatës së qetë dhe pozitive të Bashës
Denar Biba nuk ishte plotësisht dakord me opinionin e Sejaminit. Ai tha se e shihte pozitën e Ramës “stabël” dhe rritjen e opozitës “të natyrshme”. Ish-kryetari i KQZ-së e konsideroi rritjen e Bashës rrjedhojë të “unifikimit të votuesve të opozitës, kryesisht të votuesve të LSI-së”.
Lexo më shumë: Biba: Votuesit e LSI-së shkojnë te PD sepse LSI s’mund të nxjerrë kryeministër
Pedagogia Jonila Godole e konsideroi “absurde” vijimin e qëndrueshmërisë së opinionit pozitiv ndaj kryeministrit aktual. Ndërsa pedagogia Iris Luarasi ra dakord me analizën se “PD-ja ka bërë fushatë të qetë”, mirëpo vuri në diskutim mundësinë e realizimit të programit. Ajo tha se fushatës i mungon debati dhe përballja mes kundërshtarëve.
Lexo më shumë: Godole: PS-ja në këtë fushatë ka risjellë premtimet e vjetra
Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u shpreh se “Basha meriton kritikat për opozitën që ka bërë”, por është i ndryshëm “si nata me ditën nga Rama që është arrogant”.
Për ish-kryetarin e KQZ-së, Denar Biba, opozita aktuale nuk ka mundur të krijojë frymën që pati krijuar PS-ja në vitin 2013 kur bëri rotacionin politik. Sidoqoftë ai parashikoi që në këto zgjedhje të 25 prillit do të kenë rezultat të ngushtë.
Lexo më shumë: Biba: PD-së i mungon fryma për të thirrur elektoratin gri, por rezultati do jetë i ngushtë
Eksperti i çështjeve zgjedhore, Blendi Çeka e shihte “në ngecje” gjendjen e mbështetjes ndaj PS-së, teksa të dhënat në sondazh ndaj PD-së si “rritje spektakolare” krahasuar me vitin 2017, por “në tavanin e vitit 2013”.
Lexo më shumë: Analiza e Blendi Çekës: PD ka rritje spektakolare krahasuar me 2017, PS në stanjacion
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë