Tirana politike e Erion Veliajt në “Ilva Now”
Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj tregoi në Euronews Albania përballë gazetares Ilva Tare se Partia Socialiste ka organizuar kryesisht fushatën me 20 kandidatë të përqendruar në zona dhe pjesa tjetër me çështje të përgjithshme si kauza të pandemisë, rindërtimit apo çështja çame.
Lexo më shumë: Strategji e PS në terren, Veliaj entuziast për 25 prillin: Si po organizohet puna në terren
Gjatë intervistës Veliaj u shpreh besimplotë se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë kandidatë nga pjesa e poshtme e listës së kandidatëve që do ta thyejnë herësin e votave të përgjithshme të PS-së. Ai madje dha dhe emra se nga kush priste që të përmbyste renditjen.
Lexo më shumë: Kush e thyen hersin në Tiranë? Erion Veliaj zbulon emrat që dalin nga sondazhet
Sipas Veliajt fushata agresive kundër kundërshtarëve bëhet për t’ua bërë të qartë qytetarëve ndryshimet mes palëve. Ai i tha gazetares Ilva Tare se ia del të mbulojë edhe punën si kryetar Bashkie, por edhe drejtues politik i PS-së për fushatën.
Lexo më shumë: Fushatë me sulme ndaj kundërshtarëve, Erion Veliaj: Për t’u bërë të qartë qytetarëve ndryshimet
I pyetur se përse nuk përqendrohet te një bilanc për punën e kryer, apo programin e PS-së, Veliaj u përgjigj se “ka gjashtë vite që i kërkon Bashës debat për bilancin e tij”.
Lexo më shumë: Erion Veliaj: Kam 6 vite që kërkoj debat me Lulzim Bashën për bilancin e Bashkisë së Tiranës
Gjatë emisionit Veliaj iu përgjigj akuzave për pastrim para në sektorin e ndërtimit, akuzave për përdorimin e të dhënave personale nga portali e-albania për databazën e PS-së, çështjen e Teatrit Kombëtar, vijimin e punimeve te “Sheshi Shqiponja” dhe ambicien e tij politike për pesë vitet e ardhshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Veliaj u përgjigjet akuzave për pastrim parash në sektorin e ndërtimit
- Veliaj zbulon ambicien e tij politike për pesë vitet e ardhshme
- Veliaj: Me datë 26 prill do të bëhet prokurimi për ndërtimin e teatrit të ri kombëtar
- Databaza me të dhëna nga e-Albania? Erion Veliaj: Alibi e kundërshtarëve për humbjen, PS s’punon me Excel
- Veliaj: Në Tiranë synojmë mbi 200 mijë vota, i gjithë llumi kundër Ramës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 14:15 SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038
- 14:04 Lidhjet me Epstein, miliarderi Leon Black do të merret në pyetje nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA
- 13:40 Zelenskyy miraton planin 40-ditor të Ukrainës për të rritur presionin ndaj Rusisë, çfarë po përgatit me të vërtetë Kievi?
- 13:39 Ekspedita detare pranë brigjeve të Brazilit zbulon 31 specie të reja (FOTO)
- 13:37 Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
- 13:30 Mision historik, Greqia do të dërgojë astronautin e saj të parë në hapësirë