Spaho: Me PD-në nuk do të ketë koncesione në dëm të interesit publik

13 Tetor 2020 | 17:54

Nënkryetari i Partisë Demokratike dhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar , Edmond Spaho thotë se, me ardhjen e opozitës në pushtet do të ketë taksë të sheshtë 9%. Ai thotë se, PD premton uljen e çmimit të karburantit, ujit dhe energjisë. Gjithashtu gjatë emisionit “Ilva Now”, z. Spaho tha se nuk do të ketë koncesion në dëm të interesit publik.

“Do të vendosim taksë të sheshtë 9% për të konkurruar me vende të rajonit që kanë taksë të sheshtë 10%. Synimi është që jo vetëm ti japë ekonomisë sa më shumë mbështetje, por edhe për të ndihmuar shtresën e mesme”, tha z. Spaho.

“Ulja e çmimit të karburantit, ujit dhe energjisë që janë lënda bazë do të sjellin rritje të investimeve biznesin dhe gjithashtu rritje të konsumit për qytetarët. Kjo do të ndikojë direkt në ekonomi”, shtoi ai.

Z. Spaho theksoi më tej se, tenderët do të jetë me procedura transparente dhe larg aferave korruptive. “Paratë e buxhetit të shtetit nuk do të përdoren për koncesione sikur po përdoren sot”, tha z. Spaho.

Gazetari dhe eksperti i Ekonomisë, Fatos Çoçoli duke e konsideruar këtë si “lajm të mrekullueshëm”, kërkoi që të jepen garanci nga PD që nuk do të ketë koncesione për 4 vite.

“Koncesion që merr për bazë interesat e koncesionarit në dëm të interesave të qytetarëve, pa bërë studim pa asnjë përfitim nuk do të ketë”, shtoi z. Spaho.

Ai denoncoi tenderët e fundit atij për segmentin Korçë-Ersekë, por dhe Milot-Fier. Duke krahasuar koston e këtyre dy segmenteve me rrugën e baypass-it të Fierit të ndërtuar me fondet e BE, ai tha se kostoja e kësaj të fundit shkon në 3.5 milionë euro për kilometër, ndërsa tenderët e qeverisë shkojnë deri në 20 milionë euro për një 1 km rrugë.

 

Intervista e plotë: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021