Sali Berisha thirrje Ramës: Mos luaj me pluralizmin se do kesh fatin e paraardhësve

29 Shtator 2021 | 18:26

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u takua me mbështetësit dhe përkrahësit në qytetin e Durrësit në kuadër të asaj që ai e cilëson si “Foltorja”.

Ai e nisi fjalën duke akuzuar qeverinë aktuale, ndërsa për kryeministrin Rama tha se është kthyer në “sherrin e Ballkanit”.

“Rama është shndërruar në sherrin e Ballkanit”, tha ish-kryetari i PD-së.

Sipas ish-kryeministrit, opozita ka dështuar në çdo nismë të marrë dhe përgjegjësia për këtë bie mbi drejtuesin e partisë.

“Opozita dështoi në çdo nismë të marrë dhe nuk arriti t’i tregojë vendin qeverisë Rama. Përgjegjësia është e atij që kishte timonin e Partisë Demokratike”, u shpreh ai.

Për z. Berisha, “Foltorja” ka për qëllim të tregojë se askush nuk mund të marrë peng partinë dhe as mbështetësit e saj.

Ai tha se vendimi i Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar u bë jashtë çdo rregulli, dhe kjo për Berishën ishte fyerje e rëndë jo vetëm për atë, por për çdo demokrat shqiptar.

“Foltorja ka një qëllim madhor, që askush të mos mendojë se mund të marrë peng këtë parti, t’ju marrë ju, që mos të marrë vendime duke shkelmuar mbi ju. Peng-kryetari duke më fyer mua, ju, çdo demokrat dhe demokrate, del një ditë dhe nuk mund të them si i biri i Enverit, sepse Enveri i bënte me procedurë, dhe ju thotë shqiptarëve se vendosa pa pyetur grupin parlamentar, kryesinë dhe Këshillin kombëtar”, tha ai.

Për z. Berisha, kryetari aktual i PD-së është marrë peng nga kryeministri Edi Rama dhe vendimet e tij janë të ndikuara nga “padroni i  tij”.

“Ai është peng dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij. Pengu e ka humbur lirinë dhe do t’u thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij”, u shpreh ai.

Ish-kryeministri theksoi se këto takime që bën me demokratët në rrethe nuk janë kundër miqve dhe partnerëve, por synimi kryesor i tyre është që të detyrojnë Partinë Demokratike të marrë vendime sovrane.

“Kjo foltore nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por është që të gjithë të vendosim së bashku që kjo parti të marrë vendimet si parti sovrane dhe sovraniteti i saj mendon tek mendimet e tuaja”, tha ai.

Mes tjerash, ish- kryetari i PD i bëri thirrje z. Rama të mos Luajë me fatin e pluralizmit pasi do ketë fatin e paraardhësve të tij.

“Paralajmëroj Edi Ramën: mos luaj me fatin e pluralizmit, sepse do të kesh fatin e paraardhësve të tu. Rregullat janë rregulla. Kape peng një njëri dhe mendon se do shkelmosh mbi 600 mijë shqiptarë që votuan kundër teje, pa llogaritur dhjetra mijëra të tjerë që iu rrëmbeve votën. Ku të çon mushka?.Në greminë po shkon. Para se të merremi me pengun, ne do të merrmi me padronin e pengut”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026