Deklarata e fortë e Luan Ramës: Më 25 prill nuk do të ketë më Parti Socialiste
Zëvendëskryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama në studion e “Ilva Now” tha se në zgjedhje parlamentare, partia ku ai bën pjesë nuk ka nevojë të futet në listë me PD-në. Ai u shpreh se LSI-ja do ta bëjë betejën e saj për të maksimalizuar votën, duke i dhënë një goditje mazhorancës aktuale.
“Në fakt jemi vetëm përpara një zgjedhje, e cila është lufta e vendosur politike përmes një alternative jo thjesht krejt e ndryshme nga ajo e degradimit real ku gjendet Rilindja dhe qeveria, por për të ofruar alternativën reale përmes kompaktësimit jo thjesht faktorit opozitë, por të të gjithë lëvizjes opozitare që është më e gjerë dhe me shumë rezonancë. LSI po përgatitet me ritmin, tempin, me atë vullnet për të bërë edhe në këto zgjedhje diferencën midis të vjetrës dhe të resë. LSI ka elektoratin e vet, ka logon e vet, frymën e vet, konturin e vet, dhe kjo natyrisht, kjo nuk do të thotë se domosdoshmëritë të jemi në listën e PD, por do të jemi me atë mënyrë në komunikimin me qytetarët për të maksimalizuar votën në të gjithë frontin opozitar në Shqipëri”, tha ai.
Duke folur për ndryshimet e njëanshme të Kodit Zgjedhor, z. Rama tha se kjo është një përpjekje e kryeministrit për të minimizuar humbjen në zgjedhjet e 25 prillit. Ai bëri një deklaratë të fortë, kur thotë se më 25 prill nuk do të ketë më Parti Socialiste, në kuptimin e votës dhe të mbështetësve.
“Kjo është një përpjekje e dështuar se ai e njeh situatën. Sondazhet që bëhen i shkojnë edhe atij, dhe ai e di shumë mirë se në tetë vite kostot janë rritur. Zgjedhjet e 25 prillit do ta konfirmojnë se nuk ka më PS, në kuptim e mbështetësve dhe votuesve. Ata do të përpiqen dhe do bëjnë atë që dinë të bëjnë, por të jeni të sigurt që zemërimi, mllefi, disntancimi i bazës së PS është tmerrësisht i dhimbshëm, për shkak se në zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve, ata kanë vënë njerëz të korruptuar dhe pushtetin e kanë përdorur si mjet përfitimi personal dhe jo për shërbim ndaj qytetarëve”, shtoi ai.
Intervista e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta